Aksidenti në Korçë, arrestohet shoferi

AKTUALITET


Një parakalim i gabuar i makinës tip Benz, dyshohet të jetë shkak i aksidentit të mbrëmjes së djeshme në Korçë, ku një person humbi jetën, ndërsa 4 të tjerë mbetën të plagosur. Burime nga Policia e Korçës thanë se kanë bërë të mundur arrestimin e shoferit Daniel Hyka, i cili mbrëmjen e së dielës udhëtonte me automjetin e tij tip Benz dhe dyshohet se ka qenë shkaktari i aksidentit.

Sipas të njëjtave burime, një parakalim i gabuar i Hykës dyshohet të jetë bërë shkak i aksidentit, duke u përplasur me një tjetër automjet tip ‘Golf’, në të cilën udhëtonin 5 anëtarët e një familjeje nga Kamza. Si pasojë e përplasjes humbi jetën 55-vjecari Agron Qamo, baba i dy fëmijëve, ndërsa mbetën të plagosur 4 persona. Mësohet se një prej të plagosur është në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, për trajtim më të specializuar mjekësor.



Skip to toolbar