Aksidenti me dy të vdekur në Fier, dëshmia rrëqethëse e dëshmitarit

AKTUALITET


Janë identifikuar viktimat e aksidentit tragjik, të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Levan-Fier, ku një makinë doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal me ujë, duke iu marrë jetën dy personave.

Të vdekur kanë mbetur shtetasit Ndue Preçi dhe Pashkë Malçi, të cilët ishin burrë e grua.

 “Takova dikë dhe e pyeta: Ku është makina? Ka rënë brenda në ujë. Po personat? Janë brenda më tha. Shkova dhe godita xhamin e pasmë, nxora personat, i vura litarin makinës dhe e nxorën sipër pastaj. Personat ishin mbytur.

Personi që takova më tha që ata po i binin xhamit dhe tentonin të dilnin. I thashë se pse nuk mori një gur që ta thyente dhe të dilnin”, tregon një prej banorëve të zonës



Skip to toolbar