Aksidenti në Thumanë, rëndohet bilanci i viktimave

AKTUALITET


Rëndohet bilanci i aksidentit të rëndë që ndodhi dje në aksin Fushë Krujë-Laç. Një grua 57-vjeçare ka humbur jetën në spital pas plagëve të marra, ndërkohë drejtuesi i mjetit “Opel” ndodhet i plagosur në spital, teksa policia thotë se është arrestuar.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit B. L., 43 vjeç, banues në Durrës dhe M. P., 26 vjeç, banues në Shkodër.

Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 23.11.2020, në aksin rrugor Fushë Krujë – Laç, në Thumanë, shtetasi B. L., duke drejtuar mjetin tip “Man” (trajler) është përplasur me mjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin M. P. dhe për pasojë janë dëmtuar shtetaset F. G., 39 vjeçe dhe Gj. P., 57 vjeçe, të cilat kanë ndërruar jetë në spital.

Shtetasi M. P. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.



Skip to toolbar