Një i vdekur dhe tre të plagosur është bilanci tragjik i një aksidenti tragjik në rrugët e Italisë. Ngjarja që ndodhi në Pontebanna, i mori jetën një shqiptari, 30 vjeç. Identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur.
Viktima ishte shofer në një makinë tip “Fiat Punto”. Bashkë me të në momentin e aksidentit ishte edhe një shoku i tij, po ashtu shqiptar. Ata u përplasën nga një makinë tip “Mercedes Benz” ku udhëtonin dy italianë.
Sipas hetimeve të para, dyshohet se “Mercedesi” ka dalë në korsinë tjetër, duke u përplasur me “Fiatin”. Në vendin e ngjarjes shkoi policia dhe ambulanca. Shqiptari u transferua menjëherë në spital, por për shkak të plagëve shumë të rënda ndërroi jetë pak më vonë.
Si pasojë e aksidentit shumë të rëndë rruga në fjalë u mbyll për rreth 4 orë.