Një tjetër sasi e konsiderueshme droge është kapur në Portin e Durrësit mbrëmjen e kësaj të mërkure. Nga raportimet paraprake, dyshohet se bëhet fjalë për 40 pako kokainë, me nga 800- 1400 gram secila. Droga ishte fshehur në një kamion që vinte nga Brazili, i ngarkuar me mish pule, për llogari të një subjekti tregtar në Maqedoninë e Veriut.
Njoftimi i policisë:
Task Forca permanente e përbashkët e përbërë nga Policia Kriminale e DVP Durrës, Policia Kufitare e Portit të Durrësit dhe autoritetet doganore të Portit, evidentojnë dhe godasin një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike.
Finalizohet një tjetër operacion policor antidrogë, i koduar “Tranziti”.
Operacioni, nga Task Forca permanente e përbërë nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Policia Kufitare e Portit të Durrësit dhe autoritetet doganore të Portit.
Sekuestrohen 45 kilogramë e 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.