Aksioni i RENEA-s në Pogradec, kontroll në 28 banesa, 6 të arrestuar

AKTUALITET


Policia ka dhënë detaje për kontrollet intensive për goditjen e armëmbajtjes pa leje, lëndëve narkotike si dhe për kapjen e personave në kërkim në qytetin e Pogradecit.

Në operacion u përshinë 200 forca police, konkretisht nga RENEA, Forca Kombëtare e Sigurisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme operacionale, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe Komisariati i Policisë Pogradec.

Në operacion janë sekuestruar armë zjarri, armë gjahu, armë të ftohta, lëndë narkotike kokainë, shuma parash e sende të tjera të kundërligjshme. Policia thotë se ka arrestuar 6 shtetas dhe vijon puna për arrestimin e disa të tjerëve.

Po ashtu janë kryer kontrolle në banesat e 28 shtetasve, në automjete dhe ambiente të ndryshme të dyshuara se mund të strehoheshin personat e kërkuar.

Si rezultat i kontrolleve u arrestuan në flagrancë gjashtë persona.

Fatio Bono
Eris Çekani
Denis Xhemollari
Arbri Berberi
Aldi Hoxha
Enxhi Xhemollari



Skip to toolbar