Detaje të reja kanë dalë në dritë për operacionin antidrogë gjatë natës te ‘Kodra e Diellit’ në Tiranë dhe disa zona të tjera.
Numri i të arrestuarve ka shkuar në 10, ndërsa operacioni vijon ende prej orësh.
Burime jo zyrtare thanë se kokaina sillej nga vendet e Amerikës Latine, një linjë e njohur për grupe të tjera kriminale.
Ka përgjime dhe vëzhgime ambientale, deri më tani autoritetet ia kanë dalë mbanë ta ruajnë sekretin hetimor dhe do të ketë një njoftim zyrtar në vijim. Njëri prej anëtarëve të grupit kriminal është Aldi Zonja.
Ndaj personave të tjerë gjykata ka aprovuar kërkesën e masave të SPAK për urdhër ndalimi. Operacioni vijon ende në Nikël dhe periferi të Tiranës dhe Shqipërinë e mesme.