Akuzat për dhunë mes Princit Leka dhe Elia Zaharias, Policia jep urdhra mbrojtjeje për të dy

AKTUALITET


Pas denoncimit për dhunë, të Princ Lekës dhe Elia Zaharias, ka reaguar Policia.

“Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasi Leka Zogu, 42 vjeç, dhe ka kallëzuar se shtetasja Elia Zaharia, 42 vjeçe, dhe shtetasi Gjergj Zaharia, 71 vjeç, kanë ushtruar dhunë ndaj tij.

I është marrë deklarim shtetases Elia Zaharia, e cila gjithashtu pretendon se është dhunuar nga shtetasiLeka Zogu,. Për të dy këta shtetas janë plotësuar kërkesë paditë për urdhër mbrojtjeje të menjëhershme”, njofton policia.

Mësohet se Princ Leka ka shkuar të takojë të bijën, e cila në ato momente ka qenë me Gjergj Zaharinë, ish-vjehrri i tij, i cili po kujdesej për mbesën.

Këtë takim të dy e përshkruajnë të dhunshëm, teka Princi pretendon se është dhunuar nga Gjergj Zaharia, ndërsa ky i fundit ka thënë se është i moshuar dhe s’mund të dhunojë askënd.

Pas kësaj, edhe Elia i është drejtuar komisariatit me pretendime për dhunë nga ish-bashkëshorti. Për të dy këta shtetas janë plotësuar kërkesë paditë për urdhër mbrojtjeje të menjëhershme.  



Skip to toolbar