Partia GERB e ish-kryeministrit Bojko Borisov doli e para në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Bullgari.
Megjithatë rezultati nuk mjafton, kështu që një koalicion mbetet i pashmangshëm.
Ish-partia në pushtet e quajtur “Vazhdojmë ndryshimin”, doli e dyta.
Partia Nacionaliste “Rilindja” dyfishoi rezultatin në më pak se një vit. Formacioni njihet si thellësisht pro rus.
Një parti tjetër pro ruse mund të hyjë gjithashtu në parlamentin bullgar.