Akuzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion, ”arrest shtëpie” për dy policët në Elbasan

AKTUALITET


Dy inspektorë të Policisë së Elbasanit janë vendosur në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, pasi akuzohen për “Shpërdorim detyre” dhe “korrupsion”.

Vendimi i marrë nga Gjykata e Elbasanit është ekzekutuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore të mërkurën.

Dy efektivët janë Inspektor Nertil Xhemalaj, me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë Elbasan dhe Inspektor Eraldi Koprencka, me detyrë punonjës policie në Sektorin e Policisë Rrugore Elbasan.

Vendimi i Gjykatës erdhi në bazë të procedimit penal të vitit 2024, ku nga veprimet hetimore të thelluara të AMP nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u bë e mundur grumbullimi i provave dhe fakteve që krijojnë dyshimin e arsyeshëm për implikimin e këtyre punonjësve në veprime korruptive.



Skip to toolbar