Akuzohen se lejuan kultivimin e drogës, pezullohen nga detyra 4 efektivë në Peqin

AKTUALITET


AMP ka pezulluar nga ushtrimi i detyrës dhe shërbimeve publike 4 punonjës të Komisariatit të Policisë Peqin.

Punonjësit Shkelzen Xhameta, Sefer Dushku, Arben Koseni dhe Aranit Koni akuzohen për veprën penale “Shpërdorim detyre” pasi besohet se kanë lejuar me veprime dhe mosveprime konkrete zhvillimin e aktivitetit të paligjshëm të kultivimit të bimëve narkotike të dy rasteve në banesën e shtetasit Rudolf Bashkvogli.

Në datën 13 shtator ky shtetas është arrestuar nga DVP Elbasan për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, pasi gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur bimë të llojit kanabis sativa.

Njoftimi i AMP:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ( Rajoni Elbasan – Korçë) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka ekzekutuar masat e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj 4 punonjësve të Komisariatit të Policisë Peqin të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”.



Skip to toolbar