Akuzohet për deklarim të rremë, GJKKO kthen në SPAK çështjen ndaj Asllan Dogjanit

AKTUALITET


Gjykata e Posaçme vendos të kthejë në SPAK për plotësim të hetimeve dosjen ndaj deputetit demokrat, Asllan Dogjani. Ligjvënësi akuzohet nga SPAK për “deklarim të rremë të pasurisë”.

Pas shqyrtimit paraprak të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për kalim për gjykim, gjyqtarja Rudina Palloj konstatoi mangësi në hetim. Për këtë shkak, gjykata i dha 2 muaj kohë shtesë SPAK, duke i dhënë edhe detyra konkrete.

Sipas SPAK, Dogjani ka kryer deklarim të rremë mbi mënyrën e përfitimit të një apartamenti në pronësi të tij.

“Nga provat shkresore dhe ato të paraqitura nga dëshmitarë, rezulton se kontrata e datës 6 dhjetor 2006 mban të njëjtin numër rep. dhe kol. Si ajo e datës 6 shtator 2006, por me ndryshimin e mënyrës së përfitimit të këtij apartamenti. Kjo tregon se kontrata është hartuar në mënyrë fiktive me qëllim deklarimin e rremë të burimit të krijimit të pasurisë së paluajtshme”, deklaroi SPAK pas mbylljes së hetimit.



Skip to toolbar