Akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, arrestohet 41-vjeçari i shpallur në kërkim

AKTUALITET


Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim nga GjKKO-ja, për shkelje të barazisë në tendera, është arertsuar në Gramsh. Sipas njoftimit të Policisë ai ishte dënuar me 6 muaj burg.

“Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për veprimtari kriminale të ndryshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, të mbështetura nga inteligjenca policore, bënë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim dhe ekzekutuan urdhrin e Prokurorit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për ndalimin e shtetasit A. Rr., 41 vjeç, banues në Gramsh. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e ka dënuar 41-vjeçarin me 6 muaj burgim, për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike” e kryer në bashkëpunim”, njofton Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, për veprime të mëtejshme.



Skip to toolbar