Akuzohet për shpërdorim detyre, shtyhet seanca për ish-drejtorin e TVSH

AKTUALITET


Në seancën për raportimin 2 mujor, për veprimet e kryera në kuadër të hetimit për ish-drejtorin e TVSH, Thoma Gëllçi, SPAK thotë se ka kërkuar informacione për tendera të tjerë të zhvilluar gjatë viteve të fundit, por pa dhënë informacion nëse janë zbuluar fakte penale.

Seanca ndaj Gëllçit është shtyrë për të martën (datë 14 dhjetor 2021), ku do të paraqitet dhe mbrojtja.

Avokati Dorjan Matlija thotë se zgjerimi i hetimeve është tregues kryesor që hetimi për tenderin e parë ka dështuar. Vlen të përmendet se ish-drejtori Thoma Gëllçi është nën hetim për shpërdorim detyre, për një tender të dhënë në kohën që ka qenë drejtor.



Skip to toolbar