Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se Moska duhet të lirojë Laurent Vinatier nga burgu, pasi ai u burgos të premten me pretendimin se ka mbledhur informacion mbi aktivitetin ushtarak rus.
Një gjykatë në Moskë urdhëroi që Vinatier të mbahej në burg në pritje të hetimeve dhe gjykimit.
Ai u arrestua në kryeqytetin rus të enjten pasi tensionet janë ndezur midis Moskës dhe Parisit pas deklaratave të presidentit francez, Emmanuel Macron për mundësinë e vendosjes së trupave të vendit në Ukrainë.
Autoritetet akuzuan Vinatier për dështimin për t’u regjistruar si “agjent i huaj” ndërsa grumbullonte informacione rreth “aktiviteteve ushtarake dhe ushtarako-teknike” të Rusisë, të cilat mund të përdoren në dëm të sigurisë së vendit.
Ata nuk dhanë detaje të akuzave përtej pretendimit se Vinatier udhëtonte vazhdimisht në Rusi për të mbledhur këtë informacion.
Sipas ligjit rus, kjo është një vepër penale e dënueshme deri në pesë vjet burg./abcnews.al