Një test për alarm për bombë po kryhet në aeroportin “Nënë Tereza”.
Autoriteti i Aviacionit Civil po teston gatishmërinë e saj, në kuadër të parandalimit të çdo ngjarje të mundshme. Mësohet se Autoriteti i Aviacionit Civil e kryen këtë procedurë testimi shpesh herë.
Informacion nga Aviacioni Civil:
Një test i fshehur i Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar në bashkëpunim me Policinë e Komisariatit Rinas, brenda ndërtesës së aeroportit, “i identifikuar si alarm për bombë” ka bërë që në orën 11.29 të ditës së sotme, datë 30 Shtator 2020, të bëhet evakuimi i të gjithë pasagjerëve dhe punonjësve të aeroportit, pasi u vunë në veprim procedurat e Planit të Emergjences për raste të tilla.
Të gjithë pasagjerët dhe punonjësit e aeroportit kanë rihyrë në terminal, pas njoftimit të policisë së Komisariatit Rinas se ky “alarm” ishte nje test i fshehtë.
Njoftojmë pasagjerët dhe familjarët e tyre se operimi i aeroportit po vazhdon normalisht dhe nuk ka vonesa në fluturimet që janë program.
Ju falenderojmë shumë për mirëkuptimin tuaj.
Tirana International Airport