Një alarm për bombë ka ngritur në këmbë gjithë qytetin e Korçës. Shkak është bërë telefonata që ka marrë gjyqtari Markelian Kuqo. Atij i thanë në telefon që të ketë kujdes sepse i është vendosur një bombë makinës së tij.
Gjyqtari ka njoftuar policinë në lidhje me telefonatën.
Mësohet se telefonata është bërë nga burgu. Forcat RENEA ndodhen në vendngjarje për të mbajtur nën kontroll situatën. Policia ka dyshime se eksplozivi ndodhet ende në mjet.