Albin Kurti letër Kuvendit: Më 3 Shkurt, votohet Qeveria

AKTUALITET


Albin Kurti i ka dërguar Kryesisë së Kuvendit, kërkesën për caktimin e seancës plenare për votimin e përbërjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës.  Sipas një njoftimi të Kuvendit të Kosovës, kryesia do të mblidhet më 31 janar, për të shqyrtuar kërkesën e Kurtit. “Kërkesa e kandidatit për Kryeministër, z. Albin Kurti, për thirrjen e seancës plenare të Kuvendit për votimin e përbërjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftimin për rendin e ditës. Kujtojmë se sipas afatit kushtetues, Kurtit i kanë mbetur edhe pesë ditë për t’ia propozuar për votim Kuvendit kabinetin qeverisës. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kërkuar mbajtjen e seancës plenare për votimin e qeverisë. Kurti ka kërkuar që kjo seancë të mbahet më 3 shkurt. Ndonëse sipas afatit kushtetues Kurti ka kohë deri më 4 shkurt t’ia prezantojë Kuvendit kabinetin qeveritarë, ky i fundit ka vendosur që këtë ta bëjë një ditë më herët. Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk kanë arritur marrëveshje për koalicionin bashkqeverisës. Burime brenda LDK-së kanë bërë me dije se ata nuk kanë marrë ndonjë ftesë të re për takim me Lëvizjen Vetëvendosje.



Skip to toolbar