Alfred Lela: Basha iu ka dhënë “veteranëve” poste honorifike, PD të bëjë hapje të madhe dhe të vërtetë

AKTUALITET


Gazetari Alfred Lela i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, duke folur për hapjen e mëtejshme të Partisë Demokratike u shpreh se Lulzim Basha iu ka dhënë “veteranëve” në parti poste honorifike, duke pasur parasysh Genc Rulin, Arben Imamin etj.

Lela theksoi se duhet që PD të bëjë një hapje të madhe dhe mbi të gjitha të vërtetë e jo me sikur.

Alfred Lela: Nuk e di nëse ka pranuar të rikthehet zoti Ruli. Shto edhe zotin Imami, por nuk mund të quhet hapje me këta dy persona. Është mirë t’i kesh afër votrës. Nuk mund të jetë hapje nëse zoti Basha fton vetëm zotin Ruli. Hapja është më tepër dimensionale. Nëse sjell z.Ruli e z.Imami janë dy burra të mençur, por a mund të quhet kjo hapje e PD-së? Basha i pati dhënë rol Pirro Ahmetajt, edhe Halim Kosovës. Edhe këta janë burra të mençur, por ka qenë simulim, por nuk është shoqëruar nga ndonjë akt. Iu ka dhënë ca poste henorifike. Do doja të vinte Ruli, të vinte Imami. Dua të jetë hapja të jetë e madhe dhe jo me sikur.

Balliu: PD ka qenë gjithmonë parti e lirë. Partia Demokratikle ka qenë shtëpi e lirë. Unë e kam quajtur Bashën si autostradë politike. Për mua të gjitha partitë e djathta duhet të jenë një. Hapje do të thotë të vijnë pedagogë, rini etj. Opozita e Nanos ka qenë e fortë, por opozita ndaj Ramës ka qenë e egër, sepse Edi Rama ka në krah krimin e organizuar. Do kemi lajme në të ardhmen më të rënda se ai për Hashim Thaçin.

Ergys Mërtiri: Hapja është nocion problematik. Kjo sepse mund ta duash hapjen, por a e duan hapjen ata që janë brenda. Është çështje për të vendosur ekuilibër. Prsh nëse demolkratët e duan Patozin, atëherë të vijë, nëse nuk e duan, besoj se nuk duhet.



Skip to toolbar