Analisti Alfred Lela i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 ka thënë se tashmë ka një protagonizëm të shtuar dhe shumë të madh tek Presidenti Meta gjë që ja zbeh atë të Lulzim Bashës brenda opozitës.
Lela thotë se brenda opozitës duhet të ketë një fërkim pasi Meta po përpiqet të marrë protagonizmin dhe paqja me Bashën duket e shtirur, një kompromis që nuk i shkon skenës politike.
”Ka ndodhur një gjë interesante dje që pak orë para se z.Basha ti bashkohej manifestimit të Presidentit ka pasur një drekë pune me Yuri Kim dhe pak çaste pas mbarimit të manifestimit Yuri Kim lëshoi atë tëeet, që si me thënë i hodhi jo e rrëzoi por hodhi një.
Flamuri amerikan është përdorur dendurisht nga të gjitha partitë. Dhe kështu është në fakt , opozita de jure dhe de facto pavarësisht përpjekjeve të Metës. Për shqetësimet për Kushtetutën dhe personale arrin në përfundimet e veta. Ka një sens protagonizmi të madh nga Meta dhe ja zbeh Bashës ka ardhur tek kjo paqe e shtitrur e pavend, kompromis që nuk i shkon skenës por megjithatë e gjen Bashën disi në faull cilën do të mbajë nga memoria e marrëveshjes së veta. Duhet të ketë një fërkim, është logjike dhe politike se kur janë disa aktorë në skakirën e opozitës.”- tha Lela.