Ambasada amerikane njoftim për lotarinë

AKTUALITET


Teksa kanë ngelur edhe 9 ditë nga afati për aplikimin për lotarinë amerikane, ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm për qytetarët që duan të aplikojnë.

Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’, ambasada pohon se kush aplikon dy here, do te skualifikohet.

“Sezoni i Lotarisë Amerikane është këtu! Ju lutemi të dorëzoni vetëm NJË aplikim për person. Ata që dorëzojnë më shumë sesa një aplikim do të skualifikohen. Për më shumë informacion, klikoni këtu: https://dvprogram.state.gov”, shkruan ambasada.

Afati i fundit për aplikim për lotarinë amerikane është data 9 nëntor.

foto galeri


Skip to toolbar