Ambasada e SHBA për “Anti-KÇK”: E mirëpresim. Do ta ndjekim me vëmendje zbatimin

AKTUALITET


Ambasasa e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka komentuar ligjin “Anti-KÇK”. “Ndërsa vazhdon zbatimi i reformave të rëndësishme të drejtësisë, Shtetet e Bashkuara mirëpresin përpjekjet e intensifikuara nga Qeveria e Shqipërisë për të parandaluar krimin e organizuar që të përdorë pasurinë e paligjshme për të minuar themelet e shtetit ligjor. Mekanizmat e përforcuar për zbatimin e ligjit duhet edhe të mbështesin institucionet e reja të drejtësisë të ngarkuara me ndjekjen penale të krimit të organizuar, edhe të harmonizohen me standardet e procesit të drejtë ligjor. Ne do të vazhdojmë ta ndjekim zbatimin e këtij ligji me interes te madh.” – thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane.



Skip to toolbar