Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të saj: Nesër niset avioni i fundit nga Tirana

CORONAVIRUS


Ambasada amerikane vijon të përditësojë informacionet në lidhje me qytetarët amerikanë në Shqipëri të cilët duan të udhëtojnë drejt vendit të tyre. Ditë më parë ambasada ftoi amerikanët të largoheshin në Amerikë, ndërsa më pas njoftimet kanë qenë të shumta për rrugën që duhej ndjekur, nisur nga mbyllja e aeroportit.

Në njoftimin e fundit, të bërë sot, në postimin e ambasadës thuhet: “Vini re qytetarë amerikanë: nesër mund të jetë avioni i fundit që niset nga Tirana! Na kontaktoni menjëherë: [email protected]”.

“Përshëndetje! Jam ambasadorja Yuri Kim dhe kam një mesazh për amerikanët në Shqipëri. Javën e kaluar unë iu thashë se kishte vetëm një fluturim komercial në dispozicion. Sot, unë dua t’ju informoj se nuk ka asnjë fluturim komercial që niset nga Tirana. Ka pasur udhëtime me avionë charter dhe i fundit prej tyre do të niset nesër me 1 prill.

Nëse dëshironi të jeni në atë avion, nëse nuk jeni të përgatitur për të qëndruar në Shqipëri për një kohë të pacaktuar, iu lutemi të na kontaktoni menjëherë në mënyrë që t’iu ndihmojmë. Shërbimi për qyteratë amerikanë është këtu për juve që të sigurohet se ju jeni të sigurtë, të informuar dhe të shëndetshëm dhe në rast se dëshironi të ktheheni në SHBA sa më shpejt të jetë e mundur. Siguria juaj mbetet shqetësimi ynë kryesor. Prandaj, nëse mund t’iu ndihmojmë, ju lutem që të na kontaktoni menjëherë, që ne të mund t’ju ndihmojmë sa jemi ende në kohë dhe kemi edhe një mundësi. Faleminderit dhe qëndroni të mbrojtur”, shprehet ambasadorja Yuri Kim.



Skip to toolbar