Ambasadorët kërkojnë ritëm: Sa më shpejt reforma zgjedhore

AKTUALITET


Ambasadorët e vendeve europiane dhe SHBA janë mbledhur në një tryezë të organizuar nga OSBE me praninë e dy bashkëkryetarëve të komisionit parlamentar për Reformën Zgjedhore, ku jo vetëm kanë marrë informacion për ecurinë e diskutimeve, por edhe kanë kërkuar që kjo reformë të mbyllet sa më parë. Ambasadorët gjithashtu kanë kërkuar që të vijojë dialogu i nisur me opozitën jashtë parlamentare në mënyrë që reforma të miratohet me konsensus. Në tryezë, përveç ambasadorit të OSBE, i pranishëm ka qenë ambasadori i BE-së, Soreca, ambasadori i Britanisë Norman, i cili ka luajtur edhe rolin e negociatorit me opozitën jashtë parlamentare, një përfaqësues nga ambasada amerikane si dhe ambasadorët e shteteve të tjera të BE-së.

Bashkëkryetari i Komisionit dhe anëtar i tryezës së marrëveshjes për Reformën Zgjedhore, Gjiknuri bën me dije se ambasadorët jo vetëm mbështetën dialogun e rinisur me opozitën por edhe inkurajuan vazhdimin e tij deri në miratimin e Reformës Zgjedhore.

“Bashkë me Rudinën, në cilësinë e drejtuesve të Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore zhvilluam një bashkëbisedim të frytshëm me trupin diplomatik të akredituar në Tiranë. Në tryezën e organizuar nga OSBE, informuam ambasadorët mbi zhvillimet e deritanishme në kuadër të procesit të reformës dhe dialogun e nisur me përfshirjen e opozitës jashtë parlamentare. Ambasadorët mbështetën e inkurajuan vazhdimin e procesit të dialogut dhe përmbylljen sa më shpejt të reformës zgjedhore”, shkruan Gjiknuri.

Vetëm pak javë më herët opozita jashtëparlamentare pranoi të ulej në tryezën e dialogut dhe të japë kontributin e saj për reformën zgjedhore, vendim ky që u përshëndet nga të gjithë diplomatët e huaj në Tiranë.

https://www.facebook.com/Gjiknuri.Damian/posts/2748857748569024?__xts__[0]=68.ARD3cUKD7h_ub03lrgKSoGm_ObKJC08SvsLDlgGiGh6zYeC_P2NFMOajOltq2Z6cmDXQ1ZI7pMnXyTcEWN_oipslajlJTlKKvOlaggC807Ighddf1B7L1fZDqNKXgU6iM6p9X6E_sCe_-NDj5JchQ_vHYNupSO-aaC4o6DfJ2Nup4dQ-NSjuecIAIUilJgQsByH24fZ0Q-tsW9jhkiGLENFiqOCkm5e4g3P9Mpp3qjOYqYYUu3kmNwL9RJBU8NnX9baNCtLSd1f4AOzFA0jit-Vn1abxrWXN19ld8YrSw_IA4c2rdbcDVhOMQkWh_OBojo6vAkyGUJIvceglgP6qpCVjqQ&__tn__=-R


Skip to toolbar