Ambasadori i Iranit në Londër: Në Shqipëri, MEK po përdor “armë të re”

AKTUALITET


Irani zyrtar ka pasur kritika të forta ndaj muxhahedinëve në Tiranë dhe kjo, sipas shërbimeve inteligjente mund të ketë ndikuar në krijimin e celulave terroriste në Shqipëri. Madje, qasja iraniane vihet re edhe nga një postim i ambasadorit të Iranit në Britani të Madhe, Hamid Baeedinejad, i cili ka publikuar së fundmi një foto në profilin e tij në “Twitter”, për të cilën pretendon se është kapur brenda kampit të muxhahedinëve në Tiranë.

Krahas fotos, ambasadori hedh akuza ndaj muxhahedinëve se po përdorin “super kompjuterë”, me qëllim që të shpërndajnë lajme të rreme ndaj Republikës Islamike të Iranit.

A duhet t’i strehonim iranianët MEK?

“Anëtarët e MKO në kampin Ashraf, në Shqipëri, po përpiqen të përdorin një tip të ri arme kundër Iranit. Armët e tyre përfshijnë super-kompjuterë, me të cilët ata po përpiqen të shpërndajnë gënjeshtra dhe lajme të rreme për të helmuar opinionin publik”, shkruan Baeedinejad.

Por, një vit më herët shërbimi inteligjent në Shqipëri zbuloi lidhje të ambasadorit të Iranit në Tiranë me aktivitet të dyshimtë terrorist, duke i propozuar kështu qeverisë dëbimin e tij, vendim i cili u mor nga kabineti Rama. Si rezultat i një marrëveshjeje mes qeverisë shqiptare dhe asaj të SHBA-ve, në Shqipëri strehohen rreth 3000 muxhahedinë. Këta të fundit konsiderohen nga Irani “terroristë”, ndërkohë që duket se kjo marrëveshje e ka vënë Shqipërinë në prioritetet e Iranit.



Skip to toolbar