Kim nis presionin ndaj Çelës: Mbani premtimin për një drejtësi të pavarur

AKTUALITET


Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim ka zhvilluar sot takimin e parë me Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela. Teksa uroi këtë të fundit për zgjedhjen e tij së fundi në detyrën e re, ambasadorja premtoi ndihmë teknike të vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara, për të ndihmuar Shqipërinë në vijimin e zbatimit të reformës në drejtësi.

Ambasadorja Kim nxiti prokurorët që, ndërsa përmbushin premtimin e një gjyqësori të pavarur me drejtësi për të gjithë, t’i përqasen punës me mendësinë e shërbimit publik, integritetit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.



Skip to toolbar