Ambasadorja suedeze në vendin tonë Elsa Håstad nga Elbasani pranon mundësitë që ofron për të rinjtë shteti i saj. Por teksa i referohet më së shumti të rinjve shqiptar shpreson që ata të kthehen një ditë për të investuar ne vendin e tyre, pas eksperiencës së fituar në Suedi.
Një nga projektet që ambasada suedeze mbështet prej vitesh në vendin tonë është edhe “policimi në komunitet”, i cili synon parandalimin e ngjarjeve kriminale. Për të garantuar një vend të sigurt zyrtarja suedeze thotë se “duhet të punojmë çdo ditë, natë dhe javë që ta arrijmë këtë. Shqipëria ende nuk është pjesë e familjes Europiane, kjo për vetë faktin se vendet anëtare ende nuk kanë siguri se vendi ynë plotëson kushtet”. Përtej vendeve skeptike, Znj Hastad thotë se Suedia mbështet fuqishëm integrimin e Shqipërisë në BE dhe për këtë kërkoi respektimin e ligjit dhe forcimin e luftës kundër korrupsionit.
Këto deklarata ambasadorja suedeze i dha gjatë një aktiviteti të përbashkët organizuar nga Bashkia e Elbasanit dhe ambasada Suedeze në vendin tonë. Me qëllim bashkëpunimet suedeze-shqiptare, njohjen e kulturave dhe traditave mes dy vendeve.