Ambasadorja Kim: Faleminderit atyre që janë në vijën e parë të luftës kundër COVID-19

AKTUALITET


Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim me anë të një video-mesazhi I ka dedikuar një falenderim të veçantë të gjithë atyre që janë sot në vijën e parë të luftës kundër Koronavirusit. 

“Ndërsa bashkojmë forcat për të luftuar koronavirusin, do doja të merrja disa çaste për të falenderuar në emër të të gjithë Ambasadës së SHBA të gjithë doktorët, infermirët, policët, vullnetarët, sanitarët, të gjithë ata që kanë bërë përpara për t’u siguruar që të gjithë ne të jemi të sigurt dhe që shërbimet jetësore të vazhdojnë. Faleminderit shumë për sakrificën tuaj. Ju mishëroni çdo gjë që e gjithë bota adhuron tek Shqipëria dhe populli shqiptar, kurajo, besnikëri dhe këmbëngule pavarësisht rrethanave. Falë sakrificës tuaj, ne do t’ia dalim së bashku!”



Skip to toolbar