Ambasadorja Yuri Kim përfundon takimin me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi

AKTUALITET


Pas takimeve të njëpasnjëshme me krerët e opozitës dhe anëtarët e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore, ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka takuar sot edhe kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Në përfundim të takimit Zyra e Shtypit e Kuvendit, zbardhi temat e diskutimit gjatë këtij takimi.


“Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti sot, me kërkesën e saj, Ambasadoren e ShBA, Yuri Kim. Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e reformës zgjedhore, të reformës në drejtësi dhe të procesit të ingrimit europian të Shqipërisë, pas momentit historik të vendimit për çeljen e negociatave nga Bashkimi Europian. Suksesi i reformës zgjedhore dhe i reformës në drejtësi është jetik për ecjen përpara të Shqipërisë, zhvillimin e vendit, konsolidimin e demokracisë dhe suksesin e proceseve integruese. Më herët, Ambasadorja Yuri Kim, pati një takim edhe me Kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.” – mbyllet njoftimi i Kuvendit.




Skip to toolbar