Ambulanca përplaset me dy makina, 4 të plagosur në Fushë Krujë

AKTUALITET


Një aksident i rënë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në aksin rrugor Fushë-Krujë-Tiranë, ku janë përfshirë një ambulancë nga qyteti i Peshkopisë dhe dy vetura, mes tyre një Volksvagen me targë AA 748 IU dhe një tjetër tip Mini Cooper me targë AA 200AP. Për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona, të cilët janë dërguar në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Të plagosurit janë Hysni Lifa dhe Ideal Kaloshi të cilët janë dërguar fillimisht në qendrën shëndetësore të Fushë-Krujës e më pas drejt spitalit të Traumës në Tiranë me autoambulancë. Dy të plagosurit e tjerë janë dërguar në spital me makina të rastit. Report Tv raporton nga spitali se gjendja e tyre është mjaft e rëndë. Mësohet se shkak për aksidentin është bërë ndërhyrja në mënyrë të gabuar e mjetit tip Volkswagen dhe shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte autoambulanca.





Skip to toolbar