Kryetari i Partisë demokratike Sali Berisha në deklaratat e tij ka premtuar heqjen e vizave, në një kohë kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë ndryshuar qëndrim për Berishën.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Ibsen Elezi, u shpreh se SHBA janë një model i demokracisë dhe se sipas tij, heqja e non-gratave për personat në Ballkan do të ishte një ulje imazhi, diçka e cila sipas tij nuk mund të ndodhë.
“Që të dalësh nga ajo listë është një ulje e imazhit të departamentit të shtetit. SHBA janë një model i demokracisë sepse e shohim se çfarë ndodh atje. Edhe pse gjithsecili mund të ketë idetë e veta. Heqja e këtyre non grata sidomos për personat në Ballkan është një ulje imazhi për SHBA. Rasti Beleri është rasti më tipik, atentati më i madh. Këto modele hapin probleme të mëdha për të gjithë sistemin. Si pretendojnë këta që rrinë afër Berishës dhe përse rrinë? Edhe tek rasti i Edi Ramës, një tufë njerëzish që rrinë përreth dhe nuk ngrenë zërin kur ka një akt kundër parimeve…Rasti i suksesit të një njeriu të poshtër është forma më e keqe. Rrimë ty thonë kur të ikë Berisha t’i zëmë vendin. Por po iku Berisha këto që do të vijnë janë më të poshtër. Raste të tilla mund të largohen nëpërmjet betejave. Pa beteja politike, vetëm këtu në Shqipëri…”, tha Elezi.
Analisti Ergys Mërtiri, u shpreh se demokratët janë viktima të ish-kryeministri Berisha. Gjithashtu theksoi se Berisha ka ndjekur një fabul të gënjeshtërt,
“Janë njerëz që janë aty sepse i ka vënë lideri. Këta shohin kush është i fortë që t’i shkojnë pas dhe nuk ka Shërbejnë dhe nënshtrohen. Edhe në parlament diskretitoje veten e tyre, vetëm që t’i shohë lideri. Kjo nuk është më politike. Berisha ka një fabul që është një gënjeshtër. Në thelb thotë “mua më ka dënuar Edi Rama nëpërmjet Soros”.
Më shpallën non grata sepse mbrojtja Kosovën. Por politika amerikane, ka në qendër të vëmendjen Serbinë….Thelbi është që gjithë këtë kohë, këtë gënjeshtër është përpjekur ta mbajë me shiringa. Gjithmonë ka thënë që do të përmbysë Ramën…Zoti Berisha nuk po bën opozitë për të mundur Ramën”, tha më tej Mërtiri. /abcnews.al/