Anastasi, tre dekada në krye të Kishës/ Ilir Kulla: Kishte besueshmëri. Ringritja e jetës fetare në vend ka qenë një proces!

Më të fundit


Kryepeshkopi Anastas Janullatos ndodhet prej disa ditës i shtruar në spital në Athinë, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Janullatos nuk ka një ndryshim të gjendjes shëndetësore, dhe ndodhet prej ditësh në kujdesin e mjekëve.

Në këto momente të vështira për shëndetin e kryepeshkopit Anastas, po përflitet gjithnjë dhe më shumë për pasuesin e tij. Kandidatura me e përfolur është ajo Mitropolitit te Korçës, Johan Pelushi.

Mirëpo, së fundmi ka zëra që qarkullojnë se një tjetër kandidaturë mund të jetë pasuesi i kryepeshkopit Anastas, i përzgjedhur prej tij, e për më tepër që mban edhe emrin e tij të pagëzimit.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Ilir Kulla u shpreh ringritja e jetës fetare në vend ka një proces i gjatë. Gjithashtu shtoi se Anastas Janullatos, u zgjodh pasi kishte besueshmëri që ishte vlerë shumë e rëndësishme.

“Për të ringritur dhe njohur Kishën siç ishte e pavarur, pavarësinë e kishës e shkatërroi shteti shqiptar. Ringritja e jetës fetare në vend, ka qenë një proces dhe nuk ka qenë një ditë. Për t’u bërë një peshkop i Kishës duhet të jesh gjeneral i Kishës, dhe të kesh besueshmërinë e besimtarëve. Pse u zgjodh Janullatos? Ky ishte i vetmi që nuk e kishte kaluar jetën e tij në Greqi, por nëpër botë. Kishte eksperiencën”, tha më tej ai.



Skip to toolbar