Nuk kemi shkëlqyer gjithmonë.
Andorra vërtet është “viktima” jonë e preferuar, ndaj të cilit jemi treguar ashtu siç janë treguar të mëdhenjtë me ne.
Me pesë fitore, një barazim e vetëm një humbje, kombëtarja shqiptare ka me këtë kundërshtar një nga bilancet më pozitivë të mundshëm.
Gjithsesi, njollat e errëta ekzistojnë.
Përveç barazimit 2-2 në fund të eliminatoreve të Kupës së Botës në “Elbasan Arenë”, pas tronditjes së humbjes me Francën, kemi edhe disfatën 0-2 në një miqësore pikërisht në fushën e Andorrës, kur u shkarkua trajneri Sulejman Demollari.
Pati shumë dyshime për atë humbje, ndërsa pas largimit të teknikut erdhën me radhë Dosena e pastaj Brigel.
Fitoret tona kanë qenë të shumta.
Kemi 3-0 në Maltë në vitin 2000 kur kombëtarja fitoi Turneun Rothmans.
Kemi 1-0 në një miqësore në “Qemal Stafa” në 2010 me golin e shënuar nga Hamdi Salihi, kur në stol ishte kroati I ndjerë Josip Kuzhe.
Nëntë vjet më vonë, në “Estadi Komunal d’Andorra la Vela”, trajner I përkohshëm I kombëtares ishte Ervin Bulku, zgjedhja e momentit pas shkarkimit të Kristian Panuçit.
Suksesi ishte 3-0 me golat e shënuar që në 21’ nga Armando Sadiku, dhe fare në fund me autorë Bekim Balajn në 87’ dhe Amir Abrashin në 90’.
Jashtë fushe kemi fituar edhe 1-0 në mars 2021, sërish në eliminatoret e Kupës së Botës, dhe po 1-0 ia kemi dalë në Arenën Kombëtare në 15 nëntor të atij viti, në të dyja rastet me trajneri Edi Rejën.
Ishte sfida kur kuqezinjtë luajtën dobët, dhe në Federatë në atë kohë u dha se italiani mori karton të verdhë nga presidenti Duka.
Një kundërshtar pra krejtësisht I kalueshëm, por që në dy raste na ka turpëruar, dhe tri herë të tjera e kemi mundur vetëm me një gol.