Gjykata e Posaçme ka shpallur këtë mesditë vendimin për ish-gjyqtarin Luan Daci. Pasi ka dhënë në mënyrë të përmbledhur faktet, GJKKO ka vendosur të dënojë me gjashtë muaj burg ish-gjyqtarin Luan Daci, por vendimi do të konvertohet në 12 muaj pezullim, ndërsa ai urdhërohet të mbajë kontakte me shërbimin e provës.
GJKKO e ka cilësuar fajtor ish-gjyqtarin, duke argumentuar se përmes deklarimit të rremë ai ka mundur të zgjidhet gjyqtar i KPA.
Ish-anëtari i Komisionit të Pavarur të Apelimit, Luan Daci, akuzohet për falsifikim dokumentesh, pasi akuzohet për falsifikim të dokumenteve, duke fshehur vendimin për shkarkimin e tij në vitin 1997.