Anëtarëve të KPK u mbaron mandati në dhjetor, kërkesë Kuvendit: Gjyqtarë Apeli pas vettingut

AKTUALITET


Anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), kanë kërkuar mbështetjen e Kuvendit dhe qeverisë për të marrë, që pas pas përfundimit të mandatit të tyre në dhjetor të këtij viti, të kenë mundësinë të bëhen gjyqtarë në Gjykatën e Apelit.

Nëpërmjet një kërkese zyrtare, ata propozojnë të njëjtën edhe për këshilltarët ligjorë, të cilët të bëhen pjesë e sistemit te gjykatës dhe prokurorisë.

Ata propozojnë që për këshilltarë që kanë ushtruar 5 vite në KPK të krijohet mundësia që të pranohen në shkollën e magjistraturës për profilin gjyqtar dhe prokuror pa konkurrim. Ndërsa për këshilltaret që kanë përvojë 4 vite me pëlqim të tyre, të emërohen hetues të BKH-së.

“Për vitin 2024, angazhimi ynë është që më herët se sa data 31 dhjetor 2024, të përfundojmë plotësisht vetingun edhe për 10% të subjekteve të mbetur të cilët janë duke iu nënshtrua këtij procesi. Kjo me qëllim që, vendimet të arsyetohen me shkrim nga trupat gjykuese dhe t’u njoftohen palëve, duke u garantuar subjektiv dhe Komisionarëve Publikë të drejtën e një ankimi efektiv ndaj vendimeve të Komisionet e më pas t’i përcillen për shqyrtim Kolegjit të Posaçëm, të Apelimit, si shkallë e dytë përfundimtare e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Por duke qenë se viti 2024 është viti i fundit tonë, shqetësim mbetet mungesa e rregullimit ligjor të statusit të komisionerëve pas mbarimit, çka pasjellë pasiguri juridike dhe asnjë garanci ligjore personale të anëtarëve të këtyre institucioneve kushtetuese, sikurse Kushtetuta ua njeh gjatë ushtrimit të duke i barasvlerësuar në status me anëtarin e Gjykatës së Lartë”, thuhet në kërkesën e anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Kërkesa i është drejtuar kryetares së Parlamentit, Lindita Nikolla, kryeministrit Edi Rama, ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, delegacionit të BE dhe Ambasadës Amerikane në Tiranë.



Skip to toolbar