KAS ka rrëzuar kërkesën e LSI për të marrë prova nga institucionet shtetërore për emigrantët e penguar të votojnë.
Gjithashtu KAS vendos me shumicë votash rrëzimin e kërkesave të PD për të marrë prova shtesë nga institucionet prokurori, polici, etj.
KAS rrëzoi edhe kërkesat e bëra nga kandidati Kreshnik Merxhani për prova shtesë.
“Rrëzimin e kërkesave për marrjen e provave që kërkohen nga PD, lidhur me kërkesën e fundit që ka të bëjë me kryqëzimin e të dhënave për Gjirokastrës, 2 anëtarë të KAS, unë dhe Cefa kërkojmë që brenda afatit sa më shpejt të na vihet informacion lidhur me informacionin e kryqëzimit të të dhënave.
Sa i përket për prova të Kreshnik Merxhanit u vendos rrëzimi i kërkesës. Në 14 maj 2021 do të nis shqyrtimi administrativ për Beratin e LSI”, bën të ditur KAS.