Anti-informaliteti, policia zbarkon tek “Dollari”. Mijëra Euro të sekuestruara, 7 nën hetim

AKTUALITET


Shtatë persona janë vënë në hetim në kuadër të një operacioni kundër informalitetit pasi bënin këmbim valute pa pasur licencë, në zonën pranë Bankës së Shqipërisë. Policia thotë se në dy operacione, sekuestroi 21 milionë lekë, 23300 euro dhe 9500 dollarë. Sipas policisë, personat akuzohen se në mënyrë të kundërligjshme, në zonën përballë Bankës së Shqipërisë, ushtronin veprimtari financiare të këmbimit valutor pa licencë.

“Kontrollet e befasishme dhe operacionet policore, për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të çdo personi qe merret me aktivitet të kundërligjshëm, kryesisht në këmbimin valutor pa licencë ose jashtë objekteve të përcaktuara nga Banka e Shqipërisë apo Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare”, thotë policia në një njoftim zyrtar.



Skip to toolbar