Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj thotë se SPAK u përfshi në paketën anti-KÇK si një filtër shtesë dhe se nuk dublikim pasi nuk jemi në domenin e penales.
Lleshaj shpjegoi në “Real Story” në News24 ndryshimin mes ligjit antimafia dhe paketës anti-kçk duke dhënë edhe arsyet e moszbatimit të të parit.
Nga ana tjetër analisti Lubonja dhe se paketa anti-kçk në rastin më të mirë është propagandë dhe në rastin më të keq shantazh apo për të eliminuar kriminelë që nuk i do maxhoranca. Por Lleshaj tha se në rastin më të keq do jetë një dështim i policisë, pasi çështjet kalojnë dhe në SPAK e Gjykatës Speciale. Ministri foli dhe për objektin e paketës anti-kçk që sipas tij merret me çështje të së shkuarës nga 31 janar e më pas. Ndërsa për pastrimin e parave që mund të ndodhë në ndërtim apo për çështje të së tashmes ai tha se janë SPAK e Gjykata Speciale.
Lubonja: Ju keni pasur ligji antimafia, ku ndryshon ky nga ligji antimafia? pse nuk keni aplikuar ligjin anti-mafia?
Lleshaj: Ligji antimafia është një ligj dekor dhe nuk është zbatuar asnjëherë në Shqipëri.
Problemi është rikuperojmë një dëm të bërë në kohë. Ligji antimafia nënkupton që kur ndiqet një çështje penale paralelisht të hetohet dhe pasuria.
Merr një segment të saj, atë segment të pakryer e merr dhe e trajton. Qytetari X është dënuar për vrasje, do duhet të ishte hetuar dhe krimi dhe pasuria. Ky e ka marrë dënimin po pasuria nuk është sekuestruar. Duhet hapur një proces penal që t’i sekuestrohet. Atëherë ne hapim një proces administrativ. Kjo është që ti në çdo çast të justifikosh pasurinë që ke.
Lubonja: Do ishte mirë që të ishte i besueshëm ky kontrolli i pasurisë dhe nuk bëhet dot nga politika pa një paanësi që kërkon publiku. Unë që jam vëzhgues njoh dhe të kaluarën dhe të tashmen se çfarë po ndodh. Me të njëjtët aktorë më del një kundërshtim i madh. Me këta që kanë vënë pasurinë nga X kohë, ne do të kontrollojmë. Por këtu ka dhe një të tashme. Shoh kulla pafund që do ngrihen që sipas të gjithë të dhënave që kam lexuar dhe analizat nga ekonomistët, kemi të bëjmë me pastrim parash. Shqipëria është futur në listën e pastrimit të parasë. Nga një anë luftë, nga një anë bashkëpunim me krimin sepse në qeverisjen tuaj pastrimi i parasë është shtuar. Këtu ka një kondraksion. Çfarë është ky ligj? Në rastin më të mirë mendoj se është propagandë, e në rastin më të keq mund të jetë dhe shantazh. Mund të jetë luftë për të eliminuar këta kriminelë që nuk i doni ju. Ka 100 mijë probleme që ka ky ligj dhe besueshmëria bie.
Lleshaj: Pastrimi i parasë. Sigurisht që Shqipëria është një vend me risk të lartë sepse është një vend me ekonomi informale. Kjo ka prodhuar këtë fakt, të bazuar tek para cash.
Risku i kësaj gjëje është që qeveria do të marrë në mënyrë selektive disa njerëz, do t’i çojë SPAK-u dhe më tej tek Gjykata e Posaçme. Besoj që kjo Gjykatë dhe në fund të gjitha gabimet që do bëjë policia do zhbëhen nga prokuroria e gjykata dhe do jetë një dështim i madh për policinë. Ky është maksimumi i riskut.
Ky ligj nuk ka këtë objekt (pallatet, pastrimi) sepse për çfarë ndodh sot e në vijim kemi ngritur një sistem të pavarur drejtësie.
Ky ligj merret me të shkuarën. Nga 31 janar e mbrapa. Gjithçka që ndodh sot, çdo pastrim paraje, çdo pallat që ngrihet me para të pista është punë e SPAK, Gjykatës së Posaçme dhe policisë gjithashtu.