“Anti-shpifja” në Real Story, Luarasi: Të dyja palët politike kanë përgjegjësi

POLITIKË


Pedagogia e gazetarisë Iris Luarasi e cilësoi paketën “anti-shpifje” si përgjegjësi të të dyja palëve si qeverisë ashtu edhe opozitës jashtëparlamentare. Luarasi tha në “Real Story” se qeveria nuk duhej të kishte nxituar në miratimin e këtij ligji, por edhe opozita ka faj pasi po të ishte në parlament, ashtu si qytetarët i besuan votën e tyre, sot nuk do të ishte miratuar me 82 vota.

“Për mua të dyja palët janë përgjegjëse. Qeveria nuk kishte pse të nxitonte të miratonte një ligj të tillë por mund të kishte zhvilluar edhe më shumë takime me gazetarë e ekspertë të fushës. Por edhe opozita që braktisi kuvendin, për të cilën shumë qytetarë u besuan votën dhe përfaqësimin e tyre, ka faj. Nëse do ishte në detyrën e saj, sot paketa nuk do ishte votuar me aq vota”, u shpreh Luarasi.

Luarasi u shpreh se ka portale që janë pa një editor, që shtrembërojnë lajmet, e ndaj duhet një rregullim për çdo gjë.

 “Unë mendoj se duhet një rubinet ligjor. Por unë mendoj se zgjidhet me vetë-rregullimin. Gazetarët në portale punojnë gjithë ditën dhe punojnë sa për një sanitare. Paguhen shumë pak. Problemi është se edhe pasi kanë përfunduar gazetarinë, vazhdojnë që të punojnë me këto lloj pagash. Ajo që më shqetëson në portale është se luftohet për klikime dhe nuk bëhet gazetari.

Këtu ka foto skandaloze shpesh herë. Tani e gjitha bëhet për klikime. Kur flasim vetëm për klikime, do të thotë se profesionalizmi është i dobët. Ka sigurisht edhe portale të mira. Ka portale të mira, kur ka editor. Ndërsa kur nuk ka editor, bëhen lajme sa për klikime ose shpesh herë deformohen. Unë mendoj se nuk duhet domosdoshmërisht AMA të rregullojë”, tha Luarasi.



Skip to toolbar