“Anti-shpifja”, Luarasi: Media, nevojë për vetërregullim, ‘Fake News’ nuk zgjidhet me ligj

POLITIKË


Pedagogia e gazetarisë Iris Luarasi deklaroi se sot ka nevojë për vetërregullim nga komuniteti i gazetarëve dhe jo nga Qeveria sa i takon ligjit për mediat. E ftuar përballë një paneli gazetarësh dhe analistësh në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës në ‘News24’ Luarasi tha se miratimi i ligjit të sotëm në Kuvend të të ashtuquajturës paketa ‘Anti-shpifje’ është një lajm i mirë për politikanët shqiptarë, pasi sipas saj e kanë në dorë median.

Ajo tha se gazetarë profesionist në këtë vend do e donin një ligj, pasi të gjithë janë futur në ‘kazanin’ që shpesh përmend kryeministri Rama. Mes të tjerash pedagogia tha se lajmet ‘Fake News’ nuk mund të zgjidhet vetëm me ligje.

 “Unë them se ka nevojë për rregullim media. Por duhet të vijë nga komuniteti i gazetarëve dhe asnjëherë nga qeveria. Është e paragjykuar. Nuk mendoj se ka politikanë në këtë botë që do të donin mos të kishin median në pushtet. Ky është një lajm i mirë jo vetëm për deputetët e PS por dhe të tjetër, që mund të bëjnë çfarë të duan. Mendoj se shumë gazetarë profesionistë në këtë vend do e donin një ligj, pasi të gjithë janë futur në atë kazanin që thotë Edi Rama. Në këtë botë të gazetarisë ka njerëz që s’do të thonin kurrë një gënjeshtër, në portal, radio apo tv. Vet pjesa e mirë e komunitetit është e interesuar te këtë një ligj, jo që vjen nga qeveria por nga vetërregullimi i gazetarëve. Kjo është një nga kërkesat e OSBE. Ne duhet të shohim që kemi dhe një faj brenda komunitetit. Po kush do na i bëjë ne vetërregullimin?! Është pjesërisht faji dhe i joni. Në këtë batak që është futur media, mendojnë se ka gazetarë që gënjejnë. Mbas njerëzve që urrehen më shumë pas politikanëve, është media. Njerëzit nuk thonë; gazetari i portalit, i radios, apo i tv, por këto diferencime i themi ne. Pjesa e moderuar dhe profesionistë e gazetarëve në Shqipëri do të dëshironin këtë pjesën e vet rregullimit. Asnjë nga ne se ka menduar pjesën e vetërregullimit. Sa i takon ‘Fake News’ nuk mendoj se zgjidhet vetëm me ligje. Pasi bota e zhvilluar po e nxit me investime në arsim dhe në investimin kritik. Që tek fëmijët që të identifikojnë një lajm të rremë. Nuk e zgjidh asnjë qeveri me ligj ‘Fake News’”.



Skip to toolbar