“Anticikloni subtropikal”, sot temperatura përvëluese, çfarë ndodh me motin nesër

AKTUALITET


Anticikloni subtropikal po zhvendoset drejt juglindjes së Evropës, ku presim rënie të temperaturave.

E Shtunë 22 Qershor 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në juglindje dhe verilindje. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      23/37°C

– Zonat e ulëta       24/39°C

– Zonat bregdetare 27/38°C

Kosova për dt. 22 Qershor 2024 do të ketë  vranësira reshje lokale . Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 19°C –22°C në mëngjes deri në 35°C –37°C gradë Celsius në mesditë.

E Diel 23 Qershor 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në juglindje dhe reshje lokale. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,4-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      18/32°C

– Zonat e ulëta       22/36°C

– Zonat bregdetare 26/33°C



Skip to toolbar