Gjykata e Posaçme Apelit ka caktuar datën 9 prill për seancën e ish- ministrit të brendshëm Saimir Tahiri. Bashkë me Tahirin seanca do të jetë dhe për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Vlorës, Jaed Çela.
Seanca do të mbahet në orën 10:30 dhe siç parashikohet prej masave të reja në luftën kundër përhapjes së koronavirsit, do zhvillohet brenda ambienteve të Gjykatës por pa praninë e publikut dhe medias për të ruajtur distancën sociale.
Vitin e kaluar Saimir Tahiri u dënua me 5 vite burg të konvertuara me gjykim të shkurtuar në 3.4 vite shërbim prove dhe dënimi u dha për shpërdorim detyre.
Prokuroria e Krimeve të Rënda nga ana tjetër kërkonte 12 vite burg për Tahirin për 3 vepra penale “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.