Apeli i jep 21 vite burg, vrau të atin se i kërkoi të ndanin gruan bashkë

AKTUALITET


Gjykata e Apelit dhe Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi vendimin me 21 vite burg për Selman Aliajn, 29-vjeçarin, i cili vrau babanë me çekiç dhe e hodhi në liqenin e Farkës, ngjarje e ndodhur në 22 dhjetor 2017.

Trupi i pajetë i babait të tij Fejzo Aliaj u gjet nga kalimtarët e rastit. I riu Aliaj ka dëshmuar gjatë fazës së hetimeve se gjatë shkarkimit të materialeve në oborrin e shtëpisë ishte me babanë e tij, kur i ati i tha se ai do të martohej dhe se gruan “do ta kishin përgjysmë”.

Në këtë moment, Aliaj e ka qëlluar të atin me një çekiç artizanal pas koke, duke bërë që ai të humbasë ndjenjat. Më pas e ka dërguar me mjetin e vëllait te Liqeni i Farkës dhe e ka goditur sërish në ballë me çekiç, pasi sipas tij, ishte ende gjallë.



Skip to toolbar