Apeli i MSH: Personat mbi 18 vjeç të marrin dozën e tretë të vaksinës anti-COVID

CORONAVIRUS


Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton që të gjithë personat që janë mbi 18 vjeç mund të marrin dozën e tretë të vaksinës anti-Covid.

Në një postim në rrjetet sociale, bëhet me dije se doza e tretë mund të merret 6 muaj pasi është bërë doza e dytë.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka apeluar se sot në Shqipëri, çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

Gjithashtu në vend ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.



Skip to toolbar