Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur konfirmimin në detyrë të gjyqtares Alma Hicka pas animimit ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Vendimi është marrë nga trupi gjykues i KPA-së, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Natasha Mulaj relatore dhe nga anëtarët Albana Shtylla, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo.
Sipas njoftimit zyrtar, në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, në kuadër të procesit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Alma Hicka.
Sipas KPA-së, ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.