Janari nisi me disa ngjarje kriminale të cilat tronditën vendin dhe vunë në lëvizje Prokurorinë dhe Policinë për zbardhjen e tyre. Gazetari Ermal Vija zbuloi për ‘Real Story’ se aplikacionet si SkyEnchro Chat kanë ndihmuar në hetimin e çështjeve të fundit.
Gjithashtu, ai bëri me dije se në SPAK janë investuar së fundmi laboratorë modern për hetimin e ngjarjeve kriminale.
“Në fakt një sërë ngjarjesh të hetuara nga Prokuroria e Posacme janë ndihmuar nga Skyenchro chat ku janë zbërthyer ngjarjet, si janë kryer ngjarjet, si janë zhdukur provat etj. Një grup kriminal i Elbasanit Copja kujdesej që makinat që përdoreshin në atentat të çmontoheshin duke mos lënë fare gjurmë në ngjarje. Një pjesë të madhe të ngjarjeve i çohen Policisë së Shtetit dhe duhet ndihma e tyre. Në Prokurorinë e Posaçme ka laboratorë që i hyjnë në ndihmë hetimit, laboratorë që janë investuar së fundi, si laborator i përgjimit dhe duhet të ecin të dyja në një linjë për të finalizuar disa operacione.” / abcnews.al