Kompania amerikane Apple tha se do të përmirësojë aplikimin e inteligjencës artificiale (AI) pasi u shfaqën njoftime të pasakta në modelet e saj më të fundit të iPhone, si ai që BBC raportoi se i dyshuari për vrasjen e drejtorit të kompanisë amerikane të sigurimeve shëndetësore Luigi. Mangione dyshohet se ka vrarë veten në burg kqtq tq marrtq nga mediat britanike.
Përveç kësaj, ka pasur edhe një lajm tjetër të rremë se tenisti Rafael Nadal është deklaruar homoseksual, shkruan britanikja The Guardian. Kompania Apple deklaroi se në javët në vijim do të përmirësojë softuerin që do të largojë paqartësitë në lidhje me aplikimin e sistemit të AI.
Ky veprim i kompanisë pasoi një ankesë zyrtare të paraqitur nga BBC muajin e kaluar në lidhje me faktin se disa përdorues të iPhone-ve të Apple morën njoftime me lajme të gabuara të transmetuara nga shërbimi publik britanik./abcnews.al