Heronjtë e tragjedisë të shkaktuar nga tërmeti, padyshim që janë forcat e kërkim shkërkimit. Forcat zjarrfikës nga Shqipëri, Kosova dhe shumë shtete të Europës bën një punë të madhe në shpëtimin e 45 personave që ndodheshin nën rrënoja, por njëkohësisht nxorën edhe trupat e pajetë të 50 viktimave të kësaj tragjedie.
Një prej efektivëve të shërbimit zjarrëfikës është dhe Laver Alla, arbitri që gjykon ndeshjet e Superligës. Alla është pjesë e shërbimit zjarrfikës si specialist në qytetin e Lushnjës.
Megjitatë, arbitri nuk do ta kishte menduar kurrë se vetëm pak orë pasi gjykoi një nga sfidat më të rëndësishme të kampionatit, Partizani-Laçi, do të vishte një tjetër uniformë, atë të arbitrit për të shpëtuar jetë njerëzish nën rrënojat e pallateve në Durrës.
Historia e Laver Allës dhe të gjithë forcave të kërkim-shpëtimit është frymëzuese, pasi sakrifica e tyre ishte e jashtëzakonshme në këtë proces delikat dhe të vështirë.