Ardi Veliu firmos urdhrin, pezullohet drejtuesi “spiun” i OFL

AKTUALITET


Pezullohet nga detyra Artan Shkëmbi, zv/drejtor në Drejtorinë Qendrore, në departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Artan Shkëmbi ishte kreu i task forcës “Forca e Ligjit”.

Urdhri për pezullimin e tij nga detyra mban firmën e drejtorit të përgjithshëm Ardi Veliut.

Pak muaj më parë, Artan Shkëmbi kaloi me sukses procesin e vetting-ut në polici duke qenë i pastër në të tri kriteret e vlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe anës profesionale.



Skip to toolbar