Argita Malltezi në SPAK

AKTUALITET


Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, është paraqitur në SPAK mëngjesin e sotëm.

“Jam thirrur në lidhje me çështjen 193 të vitit 2024, pasi të jap dëshminë time do të jap një deklaratë të plotë për ju”, u shpreh për gazetarët Argita Malltezi.

Ajo u paraqit e vetme në Prokurorinë e Posaçme rreth orës 09:00 dhe pas komunikimit me gazetarët u fut brenda ambienteve të SPAK.

Kujtojmë që bashkëshorti i saj, Jamarbër Malltezi është nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për dosjen Partizani. Ndërsa ndaj babait të saj, Sali Berisha është caktuar masa detyrim paraqitje.



Skip to toolbar